Jemi jashtëzakonisht të lumtur të ju njoftojmë se kemi marrë çmimin tonë të tretë ndërkombëtar brenda një viti!
Digital Education Awards i ka dhënë serisë sonë të kurseve Digital Discovery titullin "Kursi më i mirë i ri digjital". Duke i dhënë njohje markave inovative që transformojnë arsimin dhe teknologjinë, Digital Education Awards synon të kontribuojë në rritjen e industrisë EdTech.
Një falenderim i madh për të gjithë ata që na ndoqën në këtë rrugëtim deri tani - partnerët e ekskluzivitetit, instruktorët, prindërit dhe fëmijët: ju jemi mirënjohës për besimin tuaj të vazhdueshëm tek ne!
Lërini të gjithë fëmijët të njihen me botën digjitale me kursin më të mirë të disponueshëm. 😊

Roblox, një nga platformat më të njohura online ndër fëmijët, ka njoftuar masa të reja sigurie për të mbrojtur më mirë përdoruesit e rinj në platformë. Për të aksesuar funksionet e bisedës, lojtarët tani do të duhet të kryejnë verifikimin e moshës me anë të njohjes së fytyrës, duke e bërë Roblox një nga platformat e para të mëdha të lojërave që prezanton këtë sistem për përdoruesit e të gjitha moshave. Qasja e re mundëson biseda të bazuara në moshë, duke ndihmuar të sigurohen ndërveprime më të përshtatshme për moshën dhe duke kufizuar komunikimin ndërmjet të rriturve dhe fëmijëve nën 16 vjeç. (Roblox)
Përditësimi pasqyron një përpjekje më të gjerë në industrinë e teknologjisë për t'i bërë hapësirat online më të sigurta për përdoruesit e rinj.
