Kurset e programimit

Digital Discovery

113

Ne si prindër e dimë se edukimi digjital është bërë një mjet thelbësor për të lundruar në të tashmen dhe të ardhmen. Në kurset tona speciale, trajnerët tanë të dedikuar do t'i ndihmojnë fëmijët tuaj të fitojnë vetëbesim dhe të bëhen përdorues të vetëdijësuar të mjeteve digjitale dhe platformave online, duke përfshirë bazat e programimit. E gjithë kjo, në një mënyrë të lehtë dhe argëtuese.

Digital Discovery 113 Course

për Nxënësit e klasës 2 - 3

online, klasë, 1-në-1

- - -

Parakushtet: Kursi Digital Discovery 112

Qasje 24/7 në MyLogiscool

Përmirësoni aftësitë digjitale të fëmijëve tuaj!

Ashtu si shumica e fëmijëve, edhe fëmija juaj do të rritet me një telefon inteligjent ose tablet në dorë, qoftë në mjedisin e shtëpisë apo jashtë saj. Pajisni fëmijët tuaj me mjetet dhe aftësitë e të menduarit kritik që mund t'i ndihmojnë ata të lundrojnë në një të ardhme gjithnjë e më të digjitalizuar. Ky kurs do të mbulojë bazat e të menduarit dhe programimit algoritmik, krijimin e përmbajtjes digjitale, si dhe përdorimin e internetit dhe sigurinë. Ai gjithashtu do t'i prezantojë fëmijët me pajisjet kompjuterike, pajisjet digjitale dhe robotikën. Me ne, fëmijët tuaj mund të shijojnë rrugën drejt edukimit digjital, duke mësuar aftësitë thelbësore në një mënyrë argëtuese!

Pikat kryesore

Kursi do të përqendrohet rreth temave të mëposhtme:

Të menduarit algoritmik

Programimi: nga kodimi i bazuar në blloqe dhe kalkulimet përmes platformave vizuale të kuptueshme lehtë, deri te kodimi i bazuar në tekst

Krijimi i përmbajtjes digjitale: dizajnimi i lojës në 3D, vizatimi digjital, editimi i imazheve dhe videove, editimi i tekstit dhe prezantimit

Përdorimi dhe siguria e internetit: siguria në internet, rrjeti i internetit dhe komunikimi në internet

Përdorimi bazë i pajisjeve kompjuterike dhe pajisjeve digjitale

Robotics

Kërkesat

Përfundimi i Kursit Digital Discovery 112.

Software i nevojshëm

  • Për kursin tonë në Logiscool:Ju nevojitet një Google Account për pjesëmarrje. Ne ofrojmë të gjitha mjetet e nevojshme për kursin.
  • Në rast se shkolla hap kurse online:Për të marrë pjesë në kursin online, çdo student do të ketë nevojë për një laptop ose një kompjuter në shtëpi me një lidhje të fortë interneti, mikrofon, një Google Account dhe një maus. Ne ju rekomandojmë të keni gjithashtu kufje dhe një web-kamerë. Softueri i nevojshëm për komunikim online ofrohet nga ne.
Digital Discovery 113 Course

për Nxënësit e klasës 2 - 3

online, klasë, 1-në-1

- - -

Parakushtet: Kursi Digital Discovery 112

Qasje 24/7 në MyLogiscool

Portali ndërkombëtar edukues-argëtues për fëmijë
Me MyLogiscool, portalin tonë edukues-argëtues të rangut botëror, nxënësit mund të frymëzohen nga projektet e bashkëmoshatarëve të tyre. Ata mund të praktikojnë atë që kanë mësuar dhe të përmirësojnë njohuritë e tyre ndërsa luajnë me mini-quests tona, lojërat me rezultate të larta, kuizet dhe sfidat. Platforma i inkurajon ata të ndjekin aktivitete të dobishme dhe argëtuese ndërmjet mësimeve, si dhe gjithashtu i informon ata për lajmet dhe ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare në Logiscool. Ndihmoni fëmijët tuaj të mësojnë gjuhën e së ardhmes! Rezervoni një orë sesion falas dhe lërini ata të zbulojnë misteret më të bukura të sferës digjitale.