Inteligjencë Artificiale, Teknologji Kreative dhe Programim për Fëmijë
Qëndroni të përditësuar me lajmet më të fundit të komunitetit!
Aktivitete me vlerë
Balanconi kohën e ekranit me aftësitë thelbësore digjitale!


Filloni herët, krijoni një të ardhme më të ndritur!
Fëmija juaj vjen i pari!


Prezantimi

Këtu në Logiscool Prishtina jemi krenarë të jemi shkolla e parë Logiscool që hapi dyertë për fëmijët dhe adoleshentët që duan të krijojnë diçka të mahnitshme. Jemi të lumtur të sjellim përvojën dhe përkushtimin nga Logiscool që nga viti 2014, për t'u mësuar fëmijëve gjuhën e së ardhmes dhe jemi të pasionuar të vazhdojmë më tej. Qëllimi kryesor i ekipit tonë është t'i bëjë fëmijët të emocionuar për risitë më të fundit, të mësojnë se sa interesante mund të jetë bota, të marrin njohuritë që ju nevojiten për të ndryshuar të ardhmen, duke u argëtuar njëkohësisht. Jemi të entuziazmuar që jemi pjesë e rrjetit më të mirë të shkollës ndërkombëtare të kodimit.
Fëmijët në Kosovë kanë mundësi të jenë pjesë e më shumë se 180.000+ scoolers të entuziazmuar nga e gjithë bota të cilët ju kanë bashkuar kurseve, kampeve, workshop-eve dhe shumë programeve dhe ngjarjeve të tjera. Ajo për të cilën ne jemi me krenar është komuniteti ynë në Logiscool Prishtina. Fëmijët tanë mund të mësojnë, argëtohen dhe luajnë së bashku me miq me interesa të ngjashme, personalisht ose virtualisht në MyLogiscool.

Gjatë karrierës sime profesionale kam fituar përvojë të vlefshme në sektorë të ndryshëm, përfshirë organizata ndërkombëtare, institucione financiare dhe projekte të financuara nga Bashkimi Evropian. Një pjesë të rëndësishme të saj e kam zhvilluar jashtë vendit, ku kam qenë e angazhuar edhe në sektorin privat, brenda një modeli biznesi të bazuar në franshizë – një strukturë që promovon rritje të qëndrueshme dhe krijon vlerë për komunitetin.
Pas rikthimit tim në vendlindje, kam qenë e motivuar të sjell në Kosovë dhe Shqipëri një koncept edukativ inovativ që i dedikohet zhvillimit të aftësive tek fëmijët dhe të rinjtë. Si nënë e tre fëmijëve, gjithmonë e kam vlerësuar thellësisht rëndësinë e edukimit të hershëm. Pikërisht për këtë arsye, Logiscool më tërhoqi menjëherë: një kurrikulë e strukturuar, metodologji moderne dhe argëtuese, me fokus në zhvillimin gjithëpërfshirës të fëmijëve.
Të jem pjesë e këtij rrugëtimi edukativ është një përvojë jashtëzakonisht shpërblyese. Të shohësh fëmijët duke ndërtuar aftësi digjitale, duke zhvilluar mendimin kritik, kreativitetin dhe vetëbesimin e tyre, është një privilegj që më motivon çdo ditë, si profesioniste dhe si prind.
Ju mirëpres me shumë kënaqësi në Logiscool Prishtinë – vendin ku fëmijët mësojnë, argëtohen dhe përgatiten për të ardhmen.
Harta
Dëshironi të qëndroni të përditësuar mbi lajmet dhe programet tona?
Abonohu në buletinin tonë të prindërve dhe njihu me postimet tona më të fundit në blog.

