Digital Creator Camps

Kampi 3D Design

Ky kamp i prezanton fëmijët me modelimin 3D nëpërmjet Tinkercad, një softuer miqësor për përdoruesit i krijuar posaçërisht për qëllime edukative. Pjesëmarrësit do të trajtojnë projekte për të dizajnuar objekte 3D dhe do të marrin një paraqitje të shkurtër të printimit 3D dhe prerjes me lazer. I përkryer për fillestarët, kampi me të vërtetë frymëzon krijuesit e ardhshëm digjital.

Kampi 3D Design

për 12 - 15 vjeç

online, klasë

- - -

Kohëzgjatja: 3 ditë

Kushtet paraprake: asnjë

Qasje 24/7 në MyLogiscool

Ide në shumë dimensione!

Kampi ynë 3D Design hap një portë midis botës digjitale dhe asaj fizike. Me ne, fëmijët zbulojnë se si të projektojnë dhe modifikojnë objekte 3D, duke eksploruar bazat e printimit 3D dhe teknologjive të prerjes me laser pa qenë e nevojshme të zotërojnë proceset e prodhimit. Lëreni fëmijën tuaj të bashkohet me ne për të transformuar imagjinatën e tyre në krijime të prekshme dhe për të hedhur hapin e parë në mundësitë e mëdha të dizajnit digjital.

Temat kryesore

Kampi përqendrohet rreth temave në vijim:

Zgjidhja kreative e problemeve: Kampi thekson zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve nëpërmjet projektimit dhe modifikimit të objekteve 3D, duke inkurajuar fëmijët të mendojnë jashtë kutisë.

Teknologjia dhe Inovacioni: Fëmijët prezantohen me teknologjitë e fundit në printim 3D dhe prerje me laser, marrin njohuri për historinë e tyre, dhe kuptojnë se si ato përdoren në fushat industriale dhe krijuese sot.

Mësimi i bazuar në projekte: Çdo ditë është e përqendruar rreth projekteve që bazohen në atë të mëparshmen, që nga skicat 3D e deri te planet më komplekse të ndërtimit, duke nxitur një përvojë praktike të të mësuarit.

Edukimi digjital dhe aftësitë e ardhshme: Kampi ka për qëllim të pajisë fëmijët me aftësi thelbësore të edukimit digjital, duke filluar nga bazat e modelimit 3D, duke mësuar se si të lundrojnë dhe të përdorin Tinkercad për të krijuar dizajnet e tyre të para të thjeshta.

Kërkesat

Fëmijët nuk kanë nevojë për ndonjë trajnim ose njohuri të mëparshme për të përfunduar këtë kamp.

Software i nevojshëm

  • Për kampet tona në Logiscool: Ne ofrojmë të gjitha mjetet e nevojshme për kampin.
  • Në rast se shkolla hap kampe në internet: Për të marrë pjesë në kampet online, fëmijët do të kenë nevojë për një laptop ose një kompjuter në shtëpi me një lidhje të qëndrueshme interneti, një mikrofon. Ne ju rekomandojmë gjithshtu të keni kufje dhe një web-kamerë. I gjithë softueri i nevojshëm ofrohet nga ne. Me informacion se si të instaloni softuerin, drejtuesit e shkollës sonë do t'ju kontaktojnë përpara kampit.
Kampi 3D Design

për 12 - 15 vjeç

online, klasë

- - -

Kohëzgjatja: 3 ditë

Kushtet paraprake: asnjë

Qasje 24/7 në MyLogiscool

Portali ndërkombëtar edukues-argëtues për fëmijë
Me MyLogiscool, portalin tonë edukues-argëtues të rangut botëror, nxënësit mund të frymëzohen nga projektet e bashkëmoshatarëve të tyre. Ata mund të praktikojnë atë që kanë mësuar dhe të përmirësojnë njohuritë e tyre ndërsa luajnë me mini-quests tona, lojërat me rezultate të larta, kuizet dhe sfidat. Platforma i inkurajon ata të ndjekin aktivitete të dobishme dhe argëtuese ndërmjet mësimeve, si dhe gjithashtu i informon ata për lajmet dhe ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare në Logiscool. Ndihmoni fëmijët tuaj të mësojnë gjuhën e së ardhmes! Rezervoni një orë sesion falas dhe lërini ata të zbulojnë misteret më të bukura të sferës digjitale.