Kampet digjitale dhe workshopet më argëtuese të kodimit
Kodimi, kampet digjitale dhe workshopet
A është fëmija juaj gati për një aventurë të re dhe për të mësuar diçka të mrekullueshme? Zgjedh nga 30+ tema mrekullueshme të krijuesve digjitalë ose programimit që nuk mësohen në shkollë!
Eksploroni kodimin, kampet dhe workshopet digjitale të Logiscool dhe zbuloni sekretet e botës digjitale. Programet tona janë të disponueshme gjatë gjithë ditës ose gjysmë ditë, në lokacion ose online, në klasë ose një me një! Zgjedhja më e mirë për të menaxhuar kohën joproduktive të fëmijëve tuaj që e duan teknologjinë dhe lojën në çdo rast!
Gjeni programin më të mirë për fëmijën tuaj
Ne jemi të lumtur të ju udhëzojmë lidhur me çdo pyetje që mund të keni për kampet dhe workshopet tona, në mënyrë që ju të gjeni atë që ju përshtatet më së miri.
Motivoni të ardhmen e FËMIJËS SUAJ ME NE
Duke i'u bashkuar Logiscool, fëmijët kanë çasje falas dhe të vazhdueshme në portalin tonë unik të komunitetit të edukimit. Këtu, ata mund të zgjerojnë njohuritë e tyre në mënyra të ndryshme edhe ndërmjet klasave në një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar. Ata mund të gjejnë frymëzim në projektet e bashkëmoshatarëve të tyre, të praktikojnë atë që kanë mësuar dhe të zhvillohen më tej ndërsa luajnë me "mini-quests" tona argëtuese, lojërat "high score", sfidat dhe kuizet rreth temave aktuale të nxehta të botës digjitale.
Ne jemi të përkushtuar t'u mësojmë fëmijëve kënaqësinë e edukimit digjital me mësime plotësisht të bazuara në lojë që janë plot argëtim. Platformat tona janë tërheqëse dhe inovative, kështu që ne mund të ofrojmë një mjedis frymëzues si online ashtu edhe fizikisht.
• Klasa online deri në 8 studentë
• Mësime në klasë deri në 12 studentë
• Mësim privat sipas ritmit të fëmijës suaj
• Trajner të rinj dhe entuziastë
• Pas shkollës ose të shtunave
• Të gjitha pajisjet e ofruara
Nëse keni nevojë për më shumë informacion, ju lutemi na kontaktoni!
Dëshironi të qëndroni të përditësuar mbi lajmet dhe programet tona?
Abonohu në buletinin tonë të prindërve dhe njihu me postimet tona më të fundit në blog.