Minecraft Camps

Minecraft City of Heroes

Në një nga kampet tona më të njohura, fëmijët tani mund të shikojnë thellësitë e lojës: Ata mund të mësojnë për mundësitë e pafundme që ofron red stone dhe të ndërtojnë struktura mekanike që mund të kontrollohen duke përdorur qarqe komplekse virtuale. E gjithë kjo njohuri më pas mund të përdoret për të ndërtuar një qytet futurist dhe selinë e superheronjve të tyre të preferuar brenda tij. Kufiri është imagjinata e tyre!

Minecraft City of Heroes Camp

për 7 - 14 vjeç

online, klasë

Kushtet paraprake: asnjë

Qasje 24/7 në MyLogiscool

Zhvillim dhe lojë!

Me Minecraft, nxënësit mund të zhvillojnë aftësitë e tyre të të menduarit logjik dhe algoritmik duke ndërtuar struktura dhe dizajne brenda lojës. Kursi gjithashtu ndihmon fëmijët të zhvillojnë krijimtarinë e tyre, pasi ata do të jenë krijuesit dhe projektuesit e qytetit të ardhshëm të superheronjve të tyre të preferuar!

Pikat kryesore

Gjatë kampit, fëmijët do të jenë në gjendje të:

Njihen me Minecraft, si është strukturuar loja dhe si funksionon

Njihen me portat logjike, redstones dhe funksionet e ndryshme të Minecraft

Dizajnojn dhe ndërtojn qytetin e ardhshëm të superheronjve të tyre

Kërkesat

Fëmijët nuk kanë nevojë për ndonjë trajnim ose njohuri të mëparshme për të përfunduar këtë kamp.

Software i nevojshëm

  • Për kampet tona offline: Kampi kërkon një abonim të vlefshëm në Minecraft (PC/Mac). Nëse nuk keni një të tillë, mund ta blini këtu: https://minecraft.net/en/store/minecraft, por kini parasysh që licencat Android/XBOX/PS4 NUK janë të pranueshme për këtë kamp.
  • Në rast se shkolla hap kampe online: Përveç abonimit të sipërpërmendur në Minecraft, për të marrë pjesë në kampin online, fëmijët do të kenë nevojë për një laptop ose një kompjuter në shtëpi me një lidhje të qëndrueshme interneti, një mikrofon. Ne ju rekomandojmë të keni gjithashtu një kufje dhe një web-kamerë.
Minecraft City of Heroes Camp

për 7 - 14 vjeç

online, klasë

Kushtet paraprake: asnjë

Qasje 24/7 në MyLogiscool

Portali ndërkombëtar edukues-argëtues për fëmijë
Me MyLogiscool, portalin tonë edukues-argëtues të rangut botëror, nxënësit mund të frymëzohen nga projektet e bashkëmoshatarëve të tyre. Ata mund të praktikojnë atë që kanë mësuar dhe të përmirësojnë njohuritë e tyre ndërsa luajnë me mini-quests tona, lojërat me rezultate të larta, kuizet dhe sfidat. Platforma i inkurajon ata të ndjekin aktivitete të dobishme dhe argëtuese ndërmjet mësimeve, si dhe gjithashtu i informon ata për lajmet dhe ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare në Logiscool. Ndihmoni fëmijët tuaj të mësojnë gjuhën e së ardhmes! Rezervoni një orë sesion falas dhe lërini ata të zbulojnë misteret më të bukura të sferës digjitale.