Kurset e programimit

Scoolcode Master Class

402

A ndiheni sikur fëmija juaj është gati të ndërmarrë hapin tjetër në rrugën drejt së ardhmes së tij të suksesshme? Me ndihmën e trajnerëve tanë të përkushtuar, fëmijët do të kalojnë nga kodi vizual në atë të shkruar, duke u mundësuar atyre të programojnë projekte komplekse, ashtu si zhvilluesit e vërtetë.

Scoolcode Master Class 402 Course
15-17 mësime

për 6+ klasa

online, klasë

Prerequisites: Scoolcode Master Class 401 Course

Qasje 24/7 në MyLogiscool

Ne besojmë se çdokush mund të mësojë të kodojë!

Pasi të kenë kryer hyrjen në kodimin vizual, si dhe me bazat e kodimit të shkruar, fëmijët tuaj mund të thellojnë shkathtësitë e tyre programuese me këtë modul opsional duke u fokusuar gjithnjë e më shumë në programimin e shkruar. Duke krijuar lojëra dhe animacione të ndryshme, fëmija juaj do të njihet me matricat, funksionet rekursive dhe rastet e përdorimit të tyre.

Pasi të ketë përfunduar këtë modul, fëmija juaj mund të vazhdojë udhëtimin e tij në rrugën drejt kodimit profesional përmes moduleve gjithnjë e më sfiduese. Kursi është gjithashtu i dobishëm për përvetësimin e shkathtësive jetësore përveç kodimit, të tilla si të menduarit algoritmik dhe analitik.

Pikat kryesore

Një platformë edukative dhe kurrikula e klasit botëror, e projektuar për t'iu përshtatur moshës dhe nivelit të njohurive të fëmijës suaj

15-17 mësimet

Udhëzime personale

Një gamë e larmishme projektesh tërheqëse

Kuize programimi

Qasje 24/7 në mjetet e programimit

Certifikatë e arritjes

Çfarë do të mësojë fëmiu juaj:

Aftësitë programuese, algoritmike dhe analitike të të menduarit:

Praktikimi i aftësive programuese të fituara më parë me fokus të shtuar në kodimin e shkruar

Mësimi i konceptit të rekursionit përmes vizatimeve dhe sekuencave matematikore (p.sh. Fibonacci)

Programimi i lojërave duke përdorur rekursion (p.sh. Kullat e Hanoit)

Mësoni se si të kodoni një labirint duke përdorur algoritmin Backtrack

Përdorimi i matricave dhe grupeve 2 dimensionale për të krijuar lojëra interesante

Editimi dhe krijimi i komandave të shkruara për të programuar projektet e tyre

Thellimi i njohurive të gjuhës programuese StageScript dhe sintaksave të saj

Aftësi të buta:

Zgjidhja e problemeve dhe të menduarit algoritmik

Vetëbesim

Fokus dhe saktësi

Koncentrim dhe këmbëngulje

Komunikimi

Kërkesat teknike

Për kurset online: Një laptop ose një kompjuter me lidhje interneti dhe një shfletues Chrome, plus një mikrofon. Ne ju këshillojmë të keni edhe kufje dhe një kamerë web.

Softueri i nevojshëm për komunikim dhe kodim online ofrohet nga ne.

Parakushtet

Completion of SCoolcode Master Class 401 Course

Scoolcode Master Class 402 Course
15-17 mësime

për 6+ klasa

online, klasë

Prerequisites: Scoolcode Master Class 401 Course

Qasje 24/7 në MyLogiscool

Portali ndërkombëtar edukues-argëtues për fëmijë
Me MyLogiscool, portalin tonë edukues-argëtues të rangut botëror, nxënësit mund të frymëzohen nga projektet e bashkëmoshatarëve të tyre. Ata mund të praktikojnë atë që kanë mësuar dhe të përmirësojnë njohuritë e tyre ndërsa luajnë me mini-quests tona, lojërat me rezultate të larta, kuizet dhe sfidat. Platforma i inkurajon ata të ndjekin aktivitete të dobishme dhe argëtuese ndërmjet mësimeve, si dhe gjithashtu i informon ata për lajmet dhe ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare në Logiscool. Ndihmoni fëmijët tuaj të mësojnë gjuhën e së ardhmes! Rezervoni një orë sesion falas dhe lërini ata të zbulojnë misteret më të bukura të sferës digjitale.